Punime në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Divjakës, Dibrës dhe Librazhdit

TIRANË, 16 prill/ATSH/- Për të rritur fuqinë e furnizmit me energji elektrike, si dhe për të shmangur humbjet në rrjet OSHEE është duke kryer një sërë investimesh në të gjithë vendin, duke iu përgjigjur kërkesave të abonentëve.

Në një njoftim për shtyp OSHEE bën të ditur se “për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Divjakë, sot në intervalin kohor ora 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në një zonë të qytetit të Divjakës, ish-komunat Sulzotaj, Shënepremte”.

Po ashtu për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Vojnik, në Dibës, gjatë ditës së sotme gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Dibër: Dovolan, Erebar, Grevë, Gradec, Kovashic, Melan, Porinar, Trepçe, Trevë, Blladë e Epërme dhe e Poshtme, Burrim, Çernene, Hodol, Kërçisht, Kllopçisht, Maqellarë, Pesjak, Vojnik.

OSHEE njofton se “për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Prrenjas, Librazhd, sot  gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Librazhd: Komuna Proptisht Pogradec, Komuna Rrajcë, fshatrat Bardhaj, Kotodesh, Rrajcë-Fushë, Kovanik, Skënderbej, Sutaj, Urakë, Pocivalle”./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.