Parku Olimpik, Veliaj: Pas 60 vitesh, i kthyem kryeqytetit identitetin sportiv

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/2270193456563940/?t=63

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Parku Olimpik në Tiranë ofron më shumë alternativa për të rinjtë, duke siguruar një zonë sportive moderne.

Thuajse një vit më parë, Tiranës iu shtua një pallat i ri sporti. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se pas 60 vitesh ishte koha që t’i kthenim kryeqytetit identitetin e tij sportiv.

“Sot Tirana ka jo vetëm një ndër parqet Olimpike më të bukura në rajon, por edhe hapësira moderne sportive në shkollat e saj”, – bën të ditur Veliaj.

Infrastruktura e re përgjatë gjithë perimetrit të parkut e shndërrojnë atë në një prej komplekseve më të mëdha sportive. Parku Olimpik është një kompleks sportiv dhe kulturor me standarde europiane, që dëshmon një tjetër transformim rrënjësor të realizuar në Tiranë.

Ish-kompleksi sportiv “Dinamo” është shndërruar tashmë në një hapësirë moderne sportive, e cila bën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën, si dhe lojërat me dorë.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.