Parashikimi i motit, 16 prill 2019

TIRANË, 16 prill/ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.

Parashikohet që reshjet e shiut do të bëhen prezente në mesditë.

Për shkak të kontrastit termik, reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave lokale të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu, parashikohet edhe breshër i izoluar. Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 1-2.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/22 Diell shi
Kukës 6/16 Diell shi
Lezhë 9/20 Diell shi
Dibër 4/14 Diell shi
Durrës 9/22 Diell shi
Tiranë 8/22 Diell shi
Elbasan 9/22 Diell shi
Berat 5/22 Diell shi
Vlorë 9/20 Diell shi
Korçë 4/14 Diell shi
Gjirokastër 7/20 Diell shi
Sarandë 9/19 Diell shi

 /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.