Mbështetje e plotë e Presidencës rumune të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë

TIRANË, 16 prill/ATSH/- Rumania do të mbështesë çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Meleşcanu gjatë takimit në Bukuresht me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare.

“Kënaqësi e veçantë të takoj në Bukuresht ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Teodor Meleşcanu, i cili siguroi për mbështetjen e plotë të Presidencës Rumune të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë”, – thekson Spiropali. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.