Linjë e re ujësjellësi në rrugën “Xhanfize Keko”

TIRANË, 16 prill/ATSH/ – Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka përfunduar një tjetër investim në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Xhanfize Keko” ku është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit.

Punonjësit i dhanë fund problematikës së banorëve në këtë zonë në një kohë mjaft të shkurtër duke përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm. “Ky investim në këtë zonë të kryeqytetit përfundoi, duke bërë të mundur një kapacitet të shtuar dhe shërbim cilësor të ujit të pijshëm”, bëjnë të ditur punonjësit e UKT-së.

Ujësjellës Kanalizime bën të ditur se përmes drejtorisë së saj operacionale, është gjatë gjithë kohës në dispozicion të nevojave për ndërhyrje apo investime në kryeqytet.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.