Kupa e Shqipërisë/ “Skënderbeu” sfidon “Kukësin”, “Tirana” gjen “Luftëtarin”

 TIRANË, 16 prill /ATSH-A. Fortuzi/- Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur të martën shortin për çiftet gjysëmfinaliste të Kupës së Republikës, trofeu i dytë më i rëndësishëm pas Superligës së futbollit në vendin tonë.

Shorti u hodh në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Shorti ka vendosur përballë “Luftëtarin” me “Tiranën” dhe “Kukësin” me “Skënderbeun”. Sipas programit të caktuar nga FSHF, më 24 prill zhvillohen ndeshjet e vajtjes, ndërsa ato të kthimit më 8 maj.

Për “Skënderbeun”, “Tiranën” dhe “Luftëtarin” kupa është rruga e vetme për të prekur kupat europiane sezonin e ardhshëm. “Tirana” ndryshe nga skuadrat e tjera të gjysëmfinaleve është e vetmja që luan ende për objektivin e mbijetesës në Superligë, ndërsa tri skuadrat e tjera i kanë mbyllur të gjitha llogaritë në kampionat. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.