KQZ plotëson vakancën për një anëtar dhe sekretar në KZAZ numër 33 dhe 35

TIRANË, 16 prill /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme vendosi zëvendësimin e anëtarëve dhe sekretarëve për KZAZ-në numër 33 dhe 35, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Sipas vendimit të KQZ, vakancat për një anëtar dhe sekretar në KZAZ do të plotësohen me aplikantët nga qytetarët.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektligjin për lirimin dhe emërimin e anëtarit të KZAZ-së 33, sekretarit të KZAZ 33, sekretarit të KZAZ 35, si dhe projekt ligjin për emërimin kryesisht të sekretarëve të disa KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019. KQZ vendosi të emërojë kryesisht në detyrën e anëtarit dhe sekretarit të KZAZ-së për plotësim të vakancave të KZAZ-ve, shtetasit sipas rezultatit të shortit të hedhur në mbledhje”, sqarohet në njoftimin për shtyp.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi njoftimin e këshillit bashkiak Kukës, për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumemërore të subjektit politik Partia Lëvizja e Legalitetit, Zenel Gjoka, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.