Kanceri i gjirit, Soreca: Ndërgjegjësim për rëndësinë e depistimit

TIRANË, 16 prill /ATSH-Gjergji Mima/ -“Në Shqipëri rastet e reja të diagnostikimit me kancer janë 7700 në vit. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 88 sipas të dhënave të OMS që do të thotë 1,64 % të totalit të mortalitetit”, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në një aktivitet organizuar sot për kancerin e gjirit.

‘Kanceri i gjirit është kanceri më i përhapur në BE. Sipas të dhënave të BE gjasat që një femër në BE të formojë kancerin e gjirit gjatë jetës së saj janë 1 në 8”, tha Soreca.

“Këto janë shifra të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të bëjnë të kuptosh rëndësinë e këtij fenomeni. Është e rëndësishme që të rikujtojmë rëndësinë që ka depistimi dhe diagnostikimi i kancerit të gjirit”, u shpreh Soreca.

Ne, tha Soreca, “besojmë që më shumë burime duhet të ketë për depistimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit”.

Po ashtu shtoi Soreca “edhe aksesi në shërbimet e shëndetësisë është e rëndësishme në sajë të barazisë gjinore”.

Prandaj tha ai, “e kemi mirëprit këtë studim në lidhje me diagnostikimin e grave me kancerin e gjirit”.

“Gjatë viteve të fundit BE ka investuar së tepërmi në aksesin në grupet vulnerabël të kancerit të gjirit. Po përgatisim një program të ri që po fokusohet në këto çështje dhe tek përfshirja sociale. Kam angazhim personal që ky program të ecë përpara sa më shumë të jetë e mundur”, tha Soreca. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.