Foto/ Pas 30 vitesh mungesë investimi, ndriçohen fshatrat në Divjakë

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Bashkia e Divjakës po vijon me plotësimin e nevojave në fshatra ndërsa së fundmi është vendosur ndriçim në zona të thella pas 30 vitesh mungesë investimesh.

Në Njësinë Administrative Tërbuf ku fshatrat po ndriçohen njëri pas tjetrit, ka përfunduar në Cermë Kamp dhe po vazhdohet në Cermë Shkumbin ku sapo ka përfunduar lagja e parë dhe do të vijohet me ndriçimin edhe në lagjet e tjera.

Ndryshimet në këto lagje janë të dukshme dhe investimet për përmirësimin e kushteve në infrastrukturë për banorët do të vijojnë. Shërbimet për komunitetin pa diskriminim dhe jo në mënyrë selektive janë fokusi i bashkisë Divjakë. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.