Aretha Franklin nderohet me çmimin “Pulitzer”

TIRANË, 16 prill /ATSH/ – Mbretëresha e muzikës “Soul” është fituese e çmimit “Pulitzer”. Këngëtarja e ndjerë, Aretha Franklin u nderua me çmimin e veçantë të hënën, për kontributin e saj të pashlyeshëm në muzikën dhe kulturën amerikane për më shumë se pesë dekada.

Fituesit e mëparshëm të çmimit janë Bob Dylan, Hank Williams dhe John Coltrane.

Franklin vdiq në gusht në moshën 76-vjeçare për shkak të kancerit pankreatik.

Gjatë karrierës së saj, që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, këngëtarja u bë gruaja e parë që u pranua në Rock and Roll Hall of Fame dhe pati 73 këngë që goditën në Billboard Top 100. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.