Zjarri në Notre Dame de Paris, reagon Presidenti Meta

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të katedrales së famshme, Notre Dame de Paris.

Pas luftës që po bëjnë ekipet zjarrfikëse franceze për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë katedralen 850-vjeçare, Meta shpreh trishtimi e tij për këtë ngjarje, duke u solidarizuar me popullin francez.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, shkruan Presidenti.

Katedralja e Parisit është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës nga shkaqe ende të papërcaktuara.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.