Zjarri në Notre Dame de Paris, Kryeministri Rama shpreh trishtim për ngjarjen

TIRANË, 15 prill /ATSH/- Kryeministri i vendit Edi Rama, shprehu trishtimin e tij për përfshirjen nga zjarri të katedrales së famshme, Notre Dame de Paris, një nga objektet e kulturës franceze me histori 850-vjeçare.

Përmes një foto, ku shihen flakët e zjarrit që po përpijnë katedralen e famshme, Notre Dame de Paris, Kryeministri Rama “pa fjalë” shpreh dhimbje për ngjarje e rëndë.

Katedralja e Parisit është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës nga shkaqe ende të papërcaktuara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.