Zjarri në Katedrale, Margariti: Lutemi për Notre Dame de Paris

TIRANË, 15 prill /ATSH – Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme katedralen e famshme të Notre Damë në Paris. Sipas informacioneve të para besohet që zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit dhe flakët kanë shpërthyer në zonën poshtë çatisë së katedrales. Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.

Për zjarrin e rënë në katedralen e famshme ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Elva Maragiti: ”Një histori 850-vjeçare njerëzimi, besimi, kulture, mposhtet nga flakët. Jemi me Parisin, zjarrfikësit që po luftojnë me zjarrin. Lutemi për Notre Dame de Paris”, u shpreh ministrja.

Notre-Dame de Paris (domethënë “Zonja jonë e Parisit”) është katedrale mesjetare katolike në Île de la Cité, qarku i katërt i Parisit, Francë. Katedralja konsiderohet një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike franceze dhe kisha më e mirë e Kishës Katolike në Francë dhe në botë.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.