Vetingu, shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha

TIRANË, 15 prill /ATSH – I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka shkarkuar sot nga detyra, kryetaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Albina Spaha.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, zhvilloi një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Albina Spaha, gjyqtare/kryetare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Trupa gjykuese që përbëhej nga Xhensila Pine, Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko pasi shqyrtoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Albina Spaha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.