TURQI – Konfiskohen 5 tonë lëndë narkotike në ujëra ndërkombëtare

ANKARA, 15 prill /ATSH-AA/ – Ministria turke e Punëve të Brendshme njoftoi sot se gjatë një aksioni në ujërat ndërkombëtare janë konfiskuar pesë tonë drogë dhe janë arrestuar 13 persona.

“Në kuadër të operacionit ‘Bashkimi’ u konfiskuan pesë tonë kanabis në pluhur”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

“Në këtë operacion që u zhvillua në ujërat ndërkombëtare u arrestuan gjithashtu 13 persona”, sipas të njëjtit burim. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.