Taskforca e Transportit Rrugor, kontroll linjave të transportit të udhëtarëve

TIRANË, 15 prill /ATSH/- Aksi Fushë-Krujë- Krujë ka qenë sot objekt i kontrollit të Taskforcës së Transportit Rrugor.

Nga inspektimet e kryera, Taskforca e Transportit Rrugor ka konstatuar mjete të pajisura pa kartën e Tahografit dhe mjete pa Akt Vlerësimi të Komoditetit.

Taskforca do të vijoj kontrollet në të gjitha akset kombëtare, me objektiv shterimin e problematikave në linjat e transportit të udhëtarëve, me qëllim rritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Në këtë kuadër Taskforca e Transportit Rrugor, kërkon nga bizneset e licencuara në këtë sektor të respektojnë rregullat dhe ligjin në ushtrimin e profesionit të tyre, dhe i bën apel qytetarëve të reagojnë në çdo rast për shkeljet e vërejtura.

e.xh/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.