“South Outdoor Festival”, 32 aktivitete me surpriza nga turistë vendas e të huaj në Borsh

TIRANË, 15 prill /ATSH/ – Për të gjithë ata që duan të përjetojnë misteret e jugut të Shqipërisë ”South Outdoor Festival” është aventura perfekte.

Në tokë, ajër apo ujë, kjo nuk ka shumë rëndësi, ky festival ka një surprizë për çdokënd.

Me 32 aktivitete të ndryshme në natyrë, pranë brigjeve të kaltra të Jonit, ”South Outdoor Festival” prezanton edicionin e tij të tretë, i cili këtë vit do të zhvillohet në Borsh.

Turistët vendas dhe të huaj si dhe të rinjtë do mund të shijojnë në këtë festival aktivitete sportive në natyrë, lojëra, argëtime por edhe ture kulturore e mbrëmje festive, të gjitha këto nën shijen e kuzhinës tradicionale dhe pamjeve magjepsëse të Jugut.

Vendi i festivalit do të jetë në mes të fushave të Groove Olive, 200 metra nga bregu, në rrugën e shtruar që të çon në det.

Një koleksion i mrekullueshëm i talenteve muzikore, me akte dhe skena shumë më të mira se shumica e festivaleve të lirë, do të performojnë çdo ditë, ndërsa birra, vera dhe shitësit e ushqimeve do të jenë në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit.

Në 26-29 prill, të gjithë vizitorët nuk duhet të mungojnë në Borsh për të nisur një sezon veror plot aventura dhe gjallëri. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.