SHÇBA-qytetarëve: Denonconi abuzimet me detyrën të punonjësve të Policisë, Gardës dhe Zjarrfikësve

TIRANË, 15 prill/ATSH/- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të dërgojnë ankesat e tyre lidhur me abuzimet, shkeljet e ligjit, apo sjelljet e pahijshme nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës.

Për çdo ankesë lidhur me abuzime, shkelje të ligjit apo sjellje të pahijshme nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo shërbimit Zjarrfikës, kontaktoni SHÇBA në numrin e gjelbër (pa pagesë) 0800 90 90, ose dërgoni e-mail në adresën [email protected]çba.gov.al.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka si mision të tij garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e interesave të ligjshëm të shtetit, si dhe të drejtave të shtetasve, nga veprimet dhe mosveprimet e kundërligjshme të punonjësve të strukturave, pavarësisht nga funksioni dhe grada./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.