SHBA – Uashingtoni nuk kërkon një tërheqje të nxituar nga Afganistani

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja nuk kërkon një tërheqje të nxituar nga Afganistani, theksoi një senatore demokrate sot në Kabul, ndërkohë që presidenti Donald Trump ka shprehur disa herë kundështimin e tij përballë pranisë prej 17 vitesh të forcave amerikane në këtë vend.

“Ajo që kemi biseduar këtu, është që cilado qoftë marrëveshja që do i japë fund konfliktit, ajo do të garantojë një tranzicion në të cilin të gjitha palët mund të marrin pjesë dhe nuk do të ketë tërheqje të nxituar nga Afganistani”, insistoi Jeanne Shaheen, anëtare e komitetit të rëndësishme të shëbimeve ushtarake në Senat, që mbikëqyr ushtarakët amerikanë.

Në dhjetor, Trump kishte deklaruar se kërkonte të tërhiqte gati gjysmën e 14 000 ushtarëve amerikanë që ndodhen në Afganistan. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.