SHBA – Raporti mbi hetimin rus publikohet të enjten

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-AFP/ – Raporti i prokurorit special, Robert Mueller, në lidhje me ndërhyrjet e Rusisë në Presidencialet amerikane në vitin 2016 dhe dyshimet për pengim të drejtësisë që prekin Donald Trump, do të publikohet të enjten, njoftoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

Publikimi i këtij raporti prej 400 faqesh, në një version ku janë hequr pjesët konfidenciale, do të nxirret tre javë pas botimit nga ministri i Drejtësisë, Bill Barr të një përmbledhje prej katër faqesh.

Ministri njoftoi, më 24 mars, pari përfundoi hetimi se “Mueller nuk kishte gjetur prova të ndonjë lidhjeje mes Rusisë dhe kandidatit republikan”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.