SHBA – Pompeo: Maduro të heqë bllokadën në kufi

UASHINGTON, 15 prill /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi një ditë më parë presidentit Nicolas Maduro heqjen e bllokadës në kufi për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare në Venezuelë, gjatë një vizite të shkurtër në qytetin Cucuta, në Kolumbi.

‘’Maduro hapini këto ura, hapini këta kufij. Ju mund t’i jepni fund sot kësaj situate’’, pohoi shefi i diplomacisë amerikane gjatë një konference shtypi në Cucuta (lindje) në prani të presidentit kolumbian, Ivan Duque.

‘’SHBA-ja do të vijojë të përdorë të gjitha mjetet politike dhe ekonomike në dispozicion për të ndihmuar venezuelianët’’, thekson Pompeo, referuar sanksioneve ekonomike dhe diplomatike të vendosura nga Uashingtoni në përpjekje për të paralizuar ekonomikisht qeverinë.

‘’Mbajtja në mënyrë të paligjshme e pushtetit nga Nicolas Maduro duhet të marrë fund’’, përfundon sekretari i Shtetit, duke u bërë thirrje aktorëve demokratikë në Venezuelë që të mos dekurajohen./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.