SEUL – Moon i hapur për një samit të katërt me Kim

SEUL, 15 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti koreano-jugor, Moon Jae In u shpreh sot i hapur për një samit të katërt me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, duke përshëndetur vullnetin e këtij të fundit për të rinisur negociatat me SHBA-në.

Lideri koreano-verior pohoi të premten se ishte i hapur për idenë e një samiti të tretë me presidentin amerikan, Donald Trump nëse Uashingtoni do të paraqitej në tryezën e negociatave me qëndrimin e duhur, dy muaj pas dështimit në Hanoi të samitit të tyre të dytë.

Moon, një nga arkitektët kryesorë të përmirësimit të marrëdhënieve në gadishull dhe afrimit mes Uashingtonit dhe Phenianit, përshëndeti angazhimin e vendosur të Kim në favor të denuklearizmit të gadishullit dhe shprehu dëshirën për një samit të ri ndërkorean, i cili do të renditej i katërti brenda një viti.

”Sapo Koreja e Veriut të jetë gati shpresoj që dy Koretë të ulen së bashku në tryezën e bisedimeve, cilido qoftë vendi dhe forma”, deklaroi presidenti në një takim me këshilltarët e tij kryesorë./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.