Policia procedon 54 persona në 24 orët e fundit

TIRANË, 15 prill/ATSH/- Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 54 shtetas, nga këta: 16 janë të arrestuar, 34 ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 janë ndaluar.

Janë ndalur 4 persona në kërkim, konkretisht: 1 në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”; 1 në Durrës, i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”; 1 në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”, 1 në PKK Kapshticë, i dënuar për veprën penale “Vjedhje”.

Është arrestuar 1 shtetas në kërkim, në qarkun Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasje, mbetur në tentativë” Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht 2 raste në qarkun Tiranë dhe 1 rast në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja’’, në Vlorë dhe në Sarandë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Krujë, me 4 autorë që procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në Korçë, me dy autorë të arrestuar; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Gjirokastër dhe Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht 2 raste në Berat, me dy autorë të arrestuar në flagrancë dhe janë plotësuar 2 kërkesë-padi në qarkun Fier dhe Korçë për lëshim të urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 5 raste në qarkun Gjirokastër, me 1 autor të arrestuar dhe 4 autorë që procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Krujë, me 1 autor të arrestuar; 1 rast në Lezhë me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 9 raste të tjera në gjithë territorin për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, në Krujë, me 2 autorë që procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh, me 4 të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar 4 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht 2 në Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë dhe 2 në Korçë, me 1 autor i arrestuar në flagrancë dhe 1 autor i ndaluar.

Janë evidentuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Është evidentuar 1 rast i “Vjedhja e energjisë elektrike”, në qarkun Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 7 raste, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Korçë dhe 1 në Shkodër, me 3 autorë që procedohen në gjendje të lirë dhe 4 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit në PKK Rinas, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.