Përmirësimi i shërbimeve, DRSH Dibër takime në qendrat shëndetësore

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Dibër, zhvilloi disa takime për rritur edhe më tej cilësinë e shërbimeve shëndetësore për komunitetin.

DRSH Dibër bën me dije se ditën e sotme janë zhvilluar 2 takime, konkretisht në qendrat Shëndetësore Kastriot dhe ambulancën e Sohodollit, një ndër ambulancat më të mëdha të kësaj qendre shëndetësore.
Gjatë takimeve, vëmendja u fokusua tek check-up dhe rëndësia e informimit të komunitetit, me qëllim diagnostikimin dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve.
Pjesë e takimeve ishin edhe diskutimet në lidhje me mbarëvajtjen e punës, zbatimin e orarit dhe disiplinën për të qenë sa më pranë komunitetit për shërbime shëndetësore.

Për të përmirësuar shërbimet shëndetësore, Qeveria shqiptare do të rikonstruktojë dhe ndërtojë 300 qendra shëndetësore.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.