PARIS – Ngrohja klimatike dhe globalizmi burim sëmundjesh tropikale në Europë

PARIS, 15 prill /ATSH-AFP/ – Europa rrezikohet të preket nga sëmundje epidemike, që deri tani kanë qenë të pranishme vetëm në zonat tropikale, thanë shkencëtarët, të cilët ngrenë alarmin, megjithëse ritmi dhe shkalla e përhapjes vështirë se mund të parashikohet.

“Të favorizuara nga ndryshimet klimatike, udhëtimet dhe tregtia ndërkombëtare, epidemitë e sëmundjeve të transmetuara nga insektet si rasti i mushkonjave do të përhapen në një pjesë të madhe të Europës në dekadat e ardhshme’’, theksojnë hulumtuesit me rastin e një kongresi në Amsterdam.

Situata më shqetësuese e  fundit është epidemia e “çikungunjan’’  që goditi Italinë në verën e vitit 2017, me më shumë se 400 raste dhe pamundësisë për identifikimin e hershëm të sëmundjes, pasi sëmundja u identifikua vetëm disa javë më vonë nga institucionet publike, duke rritur ndjeshëm infektimin e individëve të rinj.

Ngrohja globale ka lejuar mushkonjat dhe insekte të tjera transportuese të sëmundjeve të përhapen në sezone të ndryshme, si dhe të pushtojnë territore të reja nëpër Europë, me epidemi ethesh hemorragjike në Francë dhe Kroaci, malarje në Greqi, ethet e Nilit në Europën Juglindore dhe “çikungunjan” në Itali dhe Francë.// v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.