Mesi: Bizneset e reja sjellin inovacion dhe rritje ekonomike

TIRANË, 15 prill /ATSH/ – Krijimi i bizneseve të reja, startups, sjell inovacion dhe rritje ekonomike.

Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi ishte në Cascais, Portugali ku mori pjesë në takimin Global Horasis, në panelin “ Shpirti i sipërmarrjes dhe Kultura”.

Sipas saj, kultura e një vendi, historia e tij kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sipërmarrjen.

Pas 50 vitesh shtypje të mendimit për sipërmarrjen e lirë para viteve ‘90, sot pas 28 vitesh bizneset janë ato që sigurojnë punësim, theksoi Mesi.

“Qeveria, bizneset dhe akademia duhet të punojnë së bashku me qëllim nxitjen e mëtejshme dhe krijimin e një kulture dhe klime mundësuese për të gjithë për krijimin e bizneseve të reja, startups, pasi ato sjellin inovacion dhe rritje ekonomike”, u shpreh deputetja Mesi.

“Sistemi i edukimit sigurisht duhet të vazhdojë të reformohet me qëllim nxitjen e krijimtarisë”, theksoi Mesi.

/gj.mima/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.