Kosovë/ Parashikimi i motit

PRISHTINË, 15 prill/ATSH/ – Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe me intervale me diell.

Reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm reshje të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.