Kallëzimi penal nga IKMT, Sakja: Sulm politik

TIRANË, 15 prill /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i bashkisë Kavajë Isa Sakja reagoi ndaj padisë për shpërdorim detyrë nga ana e IKMT-së, duke e konsideruar sulm politike, në pamundësi sips tij, të PS-së për të fituar zgjedhjet në Kavajë.

Në reagimin e tij, kryetari i bashkisë Kavajë Isa Sakja shprehet se “sot, Edi Rama konkretizoi me letra sulmin e tij verbal të ndërmarrë ndaj meje pak javë më parë”.

“Në hall, ngaqë të gjitha sondazhet që bëri në Kavajë, me disa kandidatë të tij, i dalin që të gjithë humbës përballë mejë, zgjodhi rrugën e përdhosjes se emrit tim dhe kërcënimin për burg. Nuk jam opozitari i parë i sulmuar prej tij, por nëse Edi Rama vazhdon të jetë në krye të qeverisë nuk do jem as i fundit”, shprehet ai.

Më tej, Sakja shton se do të vazhdojë të përmbushë “misionin e drejtimit të bashkisë Kavajë me të njëjtën dashuri, pasion e përkushtim, siç ka bërë deri tani”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.