Haradinaj: Roli i Caritas-it i jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor

TIRANË, 15 prill/ATSH/ – Roli i Caritas Kosova në shërbim të komunitetit është i jashtëzakonshëm, veçanërisht në aspektin e kujdesit shëndetësor.

Kështu deklaroi Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, pas një takimi që ka zhvilluar me  përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare, si pjesë e Caritas-it europian, prirë nga Don Viktor Sopi.

Sipas Haradinajt, projektet e tyre forcojnë shërbimet e komunave, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e programeve të Caritas, veçmas në ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi.

“Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punonjësve të tjerë shëndetësor”, thekson Haradinaj./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.