Gundogan nuk rinovon me City-n, Interi në sulm

TIRANË, 15 Prill /ATSH/ – Ilkay Gundogan e ka marrë vendimin për të ardhmen, duke mos e rinovuar kontratën me “Manchester City”-n, e cila skadon në vitin 2020.

Mesfushori gjerman tashmë mund të jetë zyrtarisht në merkato, duke nisur nga 1 qershori, teksa ishte Pep Guardiola që zbuloi vendimin e lojtarit për të mos negociuar një kontratë të re.

Një hap i tillë i lojtarit ka rritur shpresat e shumë klubeve që e dëshirojnë dhe mes tyre janë “Interi”, “Atletico e Madridit” apo “Liverpooli”.

Edhe pse do të ketë vetëm 1 vit kontratë, çmimi i kartonit të Gundogan është të paktën 40 milionë euro.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.