FOTO/ Korçë, mbrëmje artistike kushtuar kompozitorit të mbi 120 veprave Josif Minga

TIRANË, 15 prill /ATSH/ – Një mbrëmje kushtuar mjeshtrit të madh, Josif Minga, kompozitorit dhe përpunuesit të mbi 120 veprave muzikore gjatë karrierës së tij 40-vjeçare erdhi për publikun korçar.

Aktiviteti i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në sallën e teatrit të qytetit, mblodhi emra të njohur të muzikës e artit si dirigjenti i korit Lira Pandi Bello, këngëtarët e mirënjohur Eli Fara, vëllezërit Prifti, Sherif Merdani e disa interpretues të njohur korçarë.

Mjeshtri i Madh e nisi karrierën në moshën 19-vjeçare duke u bërë pjesë e festivaleve të këngës dhe në mbrëmjen kushtuar atij, Minga dirigjoi orkestrën teksa artistët performonin këngët e tij.

Krijimet e suksesshme ndër vite me interpretimin mjeshtëror të këngëtarëve ofruan një spektakël për të pranishmit. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.