BRUKSEL – BE-ja hap dritën jeshile për një marrëveshje tregtare me SHBA-në

BRUKSEL, 15 prill /ATSH-AFP/ – Shtetet anëtare të Bashkimit Europian miratuan sot hapjen e negociatave tregtare me SHBA-në, pavarësisht kundërshtimit të Francës, bënë të ditur për median disa burime europiane.

Franca votoi kundër, ndërsa Belgjika abstenoi në votimin e organizuar për të miratuar nisjen e negociatave. Objektivi është shmangia e një lufte tregtare me SHBA-në.

Kundërshtimi i Parisit nuk pati ndikim, pasi vendimet në planin tregtar në BE merren me shumicë të cilësuar. Vota franceze nuk ishte e domosdoshme. Franca ishte nën presionin e shteteve të tjera anëtare, kryesisht Gjermanisë.

Bisedimet tregtare synojnë t’i japin fund tensioneve me presidentin amerikan Donald Trump, i cili kërcënon se do të taksojë automjetet europiane, një sektor shumë i brishtë për Berlinin./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.