Basha në Slloveni: KE të iniciojë mision monitorimi të sundimit të ligjit, edhe në Shqipëri

TIRANË, 15 prill /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një vizitë pune në Slloveni ku ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

Si i ftuar special nga IFIMES, Basha në fjalën e tij u shpreh se monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit “Raporti Priebe”, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

“Komisioni Europian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebes për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, tha Basha. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.