“18 ditë për 18 lagje”, vazhdon aksioni i pastrimit i bashkisë Korçë

TIRANË, 15 prill /ATSH/ – Për të pasur ambiente sa më të pastra për banorët, bashkia e Korçës është duke ndërmarrë një sërë aksionesh pastrimi.

Bashkia e Korçës po vazhdon aksionin për pastrimin e qytetit, në sloganin “18 ditë për 18 lagje”. Punonjësit e bashkisë kanë pastruar zonat më problematike në 6 lagje të qytetit. Hapësirat publike në lagjet 4, 5, 6, 13, 14, 15, 16 u pastruan nga firma e pastrimit të qytetit dhe NSHP.
Bashkia u bën thirrje banorëve për të mbajtur pastër mjedisin dhe për t’i dhënë një frymë tjetër lagjeve të qytetit.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.