“Një zë kundër bullizmit”, nxënësit e 21 shkollave japin mesazhe përmes pikturës

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Nxënës të 21 shkollave kanë ekspozuar punimet e tyre kundër bullizmit në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë, duke sjellë mesazhe përmes  programit “Kundër Bullizmit dhe Ekstremizmit”.

Kjo ekspozitë është pjesë e fushatës së ndërmarrë nga COD “Një Zë kundër Bullizmit” me të cilën janë bashkuar edhe shumë emra të njohur të jetës publike dhe artistike shqiptare. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.