LONDËR – Avokatja: Assange i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet suedeze

LONDËR, 14 prill /ATSH-AFP/ – Avokatja e Julian Assange, Jennifer Robinson deklaroi sot se ai ishte i gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet suedeze, nëse këto të fundit kërkojnë ekstradimin e tij, por prioritet mbetet shmangia e një ekstradimi në SHBA.

Themeluesi i WikiLeaks është ndaluar pas arrestimit të enjten në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai arriti të siguronte të drejtën e azilit prej shtatë vitesh për t’i shpëtuar një mandatarresti britanik për akuzat për përdhunim dhe ngacmim seksual në Suedi, që ai i ka mohuar gjithmonë.

Ankesa për ngacmim seksual ra për shkak të skadimit të afatit në 2015, më pas Suedia mbylli hetimet në çështjen e dytë në maj të 2017, në mungesë për të vijuar hetimin, por me lajmin e arrestimit, avokati i palës akuzuese kërkoi rihapjen e hetimit.

‘’Jemi plotësisht dakort për t’iu përgjigjur marrjes në pyetje në çfarëdo momenti që ato do të paraqiten’’, deklaroi për Sky news Jennifer Robinson, pasi sqaroi se çështja më e rëndësishme në këtë momente është ekstradimi nga SHBA-ja./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.