HELSINKI – Finlandezët votojnë pas katër vite masa shtrënguese

HELSINKI, 14 prill /ATSH-AFP/ – Të vënë në sprovë pas katër vite masa shtrënguese që mundësuan nxjerrjen e vendit nordik nga rutina, finlandezët votojnë sot për të rizgjedhur koalicionin e qendrës së djathtë ose social-demokratët, favoritë përballë një avancimi të pritshëm të ekstremit të djathtë.

Qendrat e votimit u hapës rreth orës 09:00 sipas asaj lokale.

Rreth një milionë e gjysmë votues, ose më shumë se një e treta e tyre kanë votuar ndërkohë në sajë të votimit të parakohshëm.

Kandidati social-demokrat Antti Rinne ka siguruar për momentin një avancim të lehtë ndaj Finlandezëve të Vërtetë (ekstremi i djathtë) dhe partisë së koalicionit kombëtar (e djathta) ose me nje rezultat shumë të ngushtë sipas sondazheve të fundit.

Asnjë parti nuk arrin të kalojë pragun e 20% të votave fituese, një situatë e pazakontë që mund t’a bëjë të vështirë negocimin për formimin e një qeverie.

E djathta dhe e majta shprehen se nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me ekstremin e djathtë, por duke të lënë të hapur mundësinë e negociatave me Finlandezët e Vërtetë./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.