SOFT NEWS – Një robot u heq fëmijëve frikën ndaj vaksinimit

Usl terni

PERUXHIA, 13 prill /ATSH-ANSA/ – Prania dhe bashkëveprimi me një robot humanoid, të pajisur me inteligjencën artificiale, ka në klinikë një fuqi efektive analgjezike dhe anksiolitike te fëmijët që i nënshtrohen vaksinimit.

Kjo metodë e eksperimentuar në qendrën shëndetësore italianë ”Tacito”, në Terni, u krye nga Marwa Larafa, e sapodiplomuar për infermieri në Universitetin e Perugias.

Studimi gjeti se përdorimi i robotit “lejoi fëmijët që të mos përqendroheshin në injektimin e vaksinës”.

Grupi në të cilin ky instrument u eksperimentua perceptonte më pak dhimbjen dhe ankthin sesa ata që nuk u ishte provokuar ndonjë lloj shpërqendrimi./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.