SHËNIM – Finlanda, shteti me numrin e lartë të vetëvrasjeve shndërrohet në kampionin e lumturisë

HELSINKI, 13 prill /ATSH-AFP/ – Ata përjetojnë dimra të ashpër dhe me orë të pakta me diell, shpesh mund të etiketoheshin si të rezervuar, të mbyllur në vetvete dhe vetëvrarës. Finlandezët ndërkohë u renditën nga OKB-ja për të dytin vit radhazi populli më i lumtur në botë.

Në 1990, Finlanda regjistrohej e dyta për numrin më të lartë të vetëvrasjeve në botë, pas Hungarisë, sipas statistikave ndërkombëtare.

Jashtë vendit, Finlanda konsiderohet me raste si imazh i një shteti të trishtuar dhe që nxit vetëvrasjet, por shkalla e vetëvrasjeve është përgjysmuar në sajë të një fushate të shëndetit publik në përmirësimin e kurimit dhe mbështetjen ndaj persona në rrezik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)  rendit Finlandën në vendin e 22 të shteteve me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve, pas SHBA-së (19) dhe përpara Francës (27), por vetëm gjashtëdhjetë shtete paraqitën të dhëna të besueshme. Eurostat e rendit atë në mesataren europiane.

Disa hulumtues në fushën e shëndetit mendor paralajmëruan se nuk ekzistonte aspak ndonjë lidhje mes problemit dhe faktorëve të tillë si klima dhe ekspozimi i dritës.

”Nëse ndihesh në një fazë depresioni kudo në çdo shtet të botës, je i ekspozuar nga i njëjti rrezik për të bërë vetëvrasje’’, sqaron për median pedagogu Timo Partonen.

Sot nga ana sociale është më e pranueshme për finlandezët, kryesisht për meshkujt për të folur për problemet e tyre. Tani është më e lehtë për të folur nëse ndihesh për shembull në një fazë depresioni, është gjithashtu më e lehtë për t’u kuruar dhe të marrësh trajtimin e duhur./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.