Protesta zhvendoset te parlamenti, fishekzjarre dhe tymuese drejt policisë

TIRANE, 13 prill/ATSH/- Pas gati një orë e gjysmë qëndrim përpara kryeministrisë, protesta e opozitës është zhvendosur përpara parlamentit.

Sërish protestuesit u përplasen me punonjësit e policisë të vendosur përpara godinës së parlamentit në tentativë për të thyer perimetrin e sigurisë.

Ata kanë hedhur kapsolla, fishekzjarre, lëndë piroteknike në drejtim të policisë ndërsa kanë rrëzuar edhe gardhin metalik. Policia apeloi për ruajtje të qetësisë dhe mos hedhje të lëndëve piroteknike në drejtim të efektivëve.

Për shkak të situatës së tensionuar, policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestës së zhvendosur para parlamentit iu bashkuan edhe drejtuesit e opozitës.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.