FOTO/ Çelet në Korçë Panairi i Luleve

TIRANË, 13 prill /ATSH – Megi Zonja/ Është çelur në Korçë Panairi i Luleve, ku na sjell ndërmend ardhjen e stinës së Pranverës. Në shëtitoren e këtij qyteti do të mbizotërojnë ngjyrat dhe aromat e luleve të shumëllojshme. Aktivitete të shumta janë planifikuar për fëmijët nga bashkia e këtij qyteti, ku sipas traditës korçare do të bëhet edhe zbukurimi i oborreve dhe ballkoneve të çdo shtëpie me lule.

Bashkia e Korçës, ka publikuar edhe kalendarin përgjatë dy muajve të këtij qyteti, ku do të ketë aktivitete të ndryshme, të listuara në kalendarin e festave.

Nuk do të mungojnë koncertet në pikat kryesore të qytetit, përfshirë këtu edhe Pazarin e Vjetër, por edhe panairet të ndryshme të zejtarisë dhe prodhimeve artizanale, duke hapur kështu edhe sezonin e festave që kulmojnë me festivalin ndërkombëtar të Karnavaleve në datën 2 qershor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.