FOTO/ ARRSH ndërhyn tek nënkalimi i Kopshtit Zoologjik pas ankesave të banorëve

TIRANË, 13 prill /ATSH/ – Përfundoi shtresa e betonit tek nënkalimi i këmbësorëve te Kopshti Zoologjik pas ankesave të raportuara nga qytetarët për problemet tek ky nënkalim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu përgjigj menjëherë ankesave të raportuara ku pasi përfundoi shtresën e betonit e cila do i vij në ndihmë banorëve do të vijoj dhe me punime të tjera në këtë vend.

Në nënkalimi e këmbësorëve te Kopshti Zoologjik do të vijohet me punimet e tjera si pastrimi, lyerja dhe përmirësimi i aksesit gjatë ditëve në vazhdim për ta kthyer këtë nënkalim në të kalueshëm dhe funksional për të gjithë qytetarë. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.