5 policë të plagosur, Lleshaj: Pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik

TIRANË, 13 prill/ATSH/- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bën të ditur se deri tani janë 5 punonjësve të Policisë së Shtetit të plagosur në protestën e opozitës.

Lleshaj thekson se policët janë në spital si pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik.

“5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”, shprehet Lleshaj.

Punonjësit e policisë u plagosën gjatë përplasjes me protestuesit, që tentuan të thyejnë perimetrin e sigurisë para Kuvendit të Shqipërisë. Ata kanë hedhur kapsolla, fishekzjarre, lëndë piroteknike në drejtim të policisë, ndërsa kanë rrëzuar edhe gardhin metalik. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.