Volejbollistja shqiptare drejt titullit kampione Europe

TIRANË, 12 prill/ATSH/ – Erblina Bici është volejbollistja shqiptare që është shumë pranë një rezultati historik, duke qenë pretendente për t’u shpallur kampione Europe në nivel klubi.

Prej vitit 2016, Bici, luan në kampionatin italian të volejbollit. Sezonin e shkuar ajo u transferua te “Igor Gorgonzola Novara”, skuadër e cila u shpall nënkampione e Italisë sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon është pretendenti kryesorë për titullin kampion në Itali, si dhe ka fituar kupën e Italisë.

Tashmë, kjo skuadër është dhe në finale e super finales së Ligës Europiane. Skuadra nga Novara eliminoi fitueset në fuqi të këtij kompeticioni, “VakfiBan Stamboll”, teksa do të përballet në finale me një skuadër tjetër italiane, “Imoco Vollej Komeljano”. Fituesi i trofeut do të përfitojë plot 400 mijë euro, ndërsa vendi i dytë vetëm 200 mijë euro. Kjo është hera e parë gjithashtu që zhvillohet një finale mes dy skuadrave të të njëjtit vend në këtë kompeticion. Finalja do të luhet më 18 maj në Berlin.

Një shans i artë ky për volejbollisten e kombëtares shqiptare, e cila ka nisur karrierën te “Tirana”, për të vijuar te “Barleti Volej” e më pas në Itali. 24-vjeçarja u transferua në Itali në vitin 2016 dhe ka fituar një kupë Italie këtë sezon, ndërsa është pretendente edhe për titullin kampion me skuadrën nga Novara. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.