TEKNOLOGJI – Taksitë e së ardhmes do të jenë makinat fluturuese

MIÇIGAN, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Makinat elektrike fluturuese po dalin nga miti i fantashkencës dhe po demonstrojnë qëndrueshmërinë e tyre, aq shumë saqë jo pak kompani po konsiderojnë prodhimin e tyre, sipas studimit të publikuar në revistën ”Nature Communications” dhe të udhëhequr nga Universiteti i Miçiganit.

Për udhëtime të gjata me makina fluturuese, konsumojnë më pak energji dhe ndotin më pak  benzinë ​​se automjetet elektrike, duke u bërë kështu një kandidat i vlefshëm kundër ndotjes së ajrit.

Sfida me të cilën ballafaqohet sektori i transportit sot është pajtimi i nevojave të udhëtarëve me zvogëlimin e emetimeve ndotësve. Ndër zgjidhjet e sugjeruara dallohen makinat elektrike që fluturojnë me ngritje vertikale dhe ulje ose Vtol (nga ngritja vertikale dhe ulja).

Studiuesit të udhëhequr nga Akshat Kasliwal, kanë hetuar leverdinë aktuale të këtyre mjeteve të transportit të ardhshëm duke marrë parasysh konsumin e energjisë dhe emetimet e gazrave serrë.

Rezultatet tregojnë se për udhëtime të shkurtra, nën 35 kilometra, makina fluturuese nuk përfaqësojnë një zgjidhje të mirë, sepse ata do të konsumonin dhe ndotnin më shumë se një makinë me benzinë, për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme të energjisë të ngritjes.

Situata ndryshon për udhëtimet rreth 100 kilometra: me vetëm një pasagjer në bord, emetimi i ndotjes është 30% më i ulët krahasuar me automjetet e benzinës dhe 40% më i lartë se automjetet elektrike, ndërsa me të paktën tre pasagjerë në bord, makinat fluturuese ndotin më pak se të dyja opsionet, respektivisht 52% dhe 6%./  /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.