SOFT NEWS – Nismë e qeverisë franceze për të mësuar fëmijët të ngasin… biçikletën!

PARIS, 12 prill /ATSH-AFP/ – Qeveria franceze njoftoi sot fillimin e programit ”Të mësojmë të ngasim biçikletën”, dedikuar fëmijëve nga 6-11 vjeç, një zgjedhje me dëshirë, por që shteti kërkon ta nxisë.

”Shoqata si Federata Franceze e Çiklizmit apo Federata e Përdoruesve të Biçikletës mund të marrin përsipër së bashku me Kujdesin në Rrugë disa orë mësimi si për fëmijët në mënyrë individuale apo shkollat që e dëshirojnë ta përkrahin një nismë të tillë”, bën të ditur Ministria franceze e Sporteve.

E konceptuar të kryhet në 10 orë mësimi programi përfshin tre faza: pedalimin, udhëtimin dhe ngarjen për të ecur në mënyrë të pavarur në rrugët publike./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.