SHKUP – Kroacia dhe Greqia mbështesin integrimin në BE dhe NATO të Maqedonisë së Veriut

SHKUP, 12 prill /ATSH-MIA/ – Kryeministrat e Kroacisë dhe Greqisë, Andrej Plenkoviç dhe Aleksis Cipras, shprehën sot mbështetjen e tyre për integrimin në BE të Maqedonisë së Veriut që të fillojë hapjen e negociatave në qershor si dhe të mbyllë me sukses procesin për t’u bërë një anëtar me të drejta të plota në NATO, njoftoi qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Plenkoviç and Ciprasi u takun me Zaevin në kuadër të Samitit të 8-të mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në kuadër të Procesit 16+1, në Dubrovnik, Kroaci.

Tre kryeministrat u fokusuan në përpjekjet e tyre të ardhshme për të forcuar më shumë marrëdhëniet ekonomike dhe lidhjet mes Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Greqisë, si dhe për të promovuar tregtinë ndërkombëtare dhe lidhjet infrastrukturore për të rritur ekonomitë e brendshme në përfitim të të gjithë qytetarëve, njoftoi Shkupi në një konferencë për shtyp. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.