Rita Ora zbulon datat e turneut botëror

TIRANË, 12 prill /ATSH/ – Rita Ora do mbajë turneun e saj muzikor ‘Phoenix’ për promovimin e albumit të saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar datat e turneut në Europë dhe vendet ku do të performojë.

Turneu i saj muzikor do zgjasë rreth një muaj dhe do nisë në Oslo të Norvegjisë më 23 prill e do përfundojë në Glasgou më 29 maj. Rita do japë koncert edhe në Milano të Italisë më 30 prill.

“Mezi po pres”, shprehet këngëtarja.

Rita Ora ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe ky turne pritet të jetë një tjetër arritje e madhe e saj. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.