Ndryshimet e paketës fiskale 2019, 28400 tatimpagues janë informuar në shkallë vendi

TIRANË, 12 prill/ATSH/ – 28 400 tatimpagues janë informuar në shkallë vendi për ndryshimet e paketës fiskale 2019.

Ministrja e Financave dhe ekonomisë bën me dije se me qëllim reduktimin e kohës dhe kostove të tatimpaguesve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të jetë e pranishme me sportel të dedikuar për informimin e tatimpaguesve edhe në bashkinë e Elbasanit.

Sipas saj, pranë këtij sporteli, të gjithë tatimpaguesit mund të marrin asistencë dhe informacion në lidhje me ndryshimet e Paketës Fiskale 2019 dhe materiale të tjera informuese. Deri tani rreth 28 400 tatimpagues në shkallë vendi janë informuar mbi ndryshimet e paketës fiskale 2019.

Ndryshimet kryesore ligjore në paketën fiskale 2019, kanë të bëjnë kryesisht me procedurat tatimore, tatimin mbi të ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe taksat kombëtare.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.