JAPONI – Suzuki, i përfshirë nga një skandal, tërheq dy milionë makina

TOKIO, 12 prill /ATSH-AFP/ – Prodhuesi japonez i makinave, Suzuki njoftoi sot tërheqjen e dy milionë makinave në Japoni, pas zbulimit të problemeve në kontrollet e kryera në fabrikat e tij.

”Kompania, e cila i dorëzoi një raport Ministrisë së Transporteve, parashikon të nisë një fushatë për tërheqjen e makinave të përfshira nga këto parregullsi”, sipas një komunikate që pritet të regjistrojë një humbje të jashtëzakonshme prej 635 milionë eurosh.

Gjatë një konference shtypi, drejtuesi i Suzuki-t citoi shifrën e dy milionë njësive, pasi saktësoi se 40 modele, 25 të markës Suzuki dhe 15 OEM (dërgesa të makinave të prodhuara për prodhuesit e tjerë) do të jenë pjesë e skemës së tërheqjes.

”Ne do të hartojmë masa parandaluese për të rikthyer besimin e klientëve”, premtoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.